Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit e dyshuar
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit K.B. dhe A.B. Ata janë të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik të këtij viti në Shkopet të Burrelit. Ndërkohë, dy persona të tjerë të përfshirë në hetim, P.Ç. dhe F.B., nuk janë paraqitur sot në seancë, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci. Avokati mbrojtës ka pretenduar se janë tejkaluar afatet ligjore që nga momenti i shpalljes së moskompetencës së gjykatës së mëparshme dhe dorëzimit të dosjes në Gjykatën e Posaçme.