Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

Grupi Parlamentar i PD me një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë kërkojnë zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar lidhur me gjetjet e OLAF për atë që demokratët e konsiderojnë si vjedhjen e fondeve të IPARD për bujqësinë. Sipas demokratëve Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë masat për sigurimin e mekanizmave të nevojshëm që mbrojnë interesat financiare të BE-së dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë. “Në pasqyrën e punës për vitin 2023, OLAF ka zbuluar tre shkeljet kryesore që bëheshin me fondet IPARD II, të cilat që nga korriku 2023 janë pezulluar. Konkretisht, pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë shqyrtimin digjital të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD...