Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Batutat me Macron për Trumpin, Berisha: Tallje me Presidentin e SHBA, shërbimi më i keq që i bëhet Shqipërisë
Batutat e kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron një ditë më parë në Danimarkë për ngatërrimin e shpeshtë që Presidenti Trump i bënte Armenisë me Shqipërinë, u bënë virale dhe zunë hapësirë në të gjitha mediat botërore. Në një reagim të mbrëmjes së djeshme kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi si shtrembërim mënyrën se si është pasqyruar. “Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh atë në helm politik është thjesht e padrejtë”-shkruante dje Rama. Lidhur me batutat e kreut të Qeverisë, reagoi sot lideri i opozitës, Sali Berisha që i quajti ato përqeshje dhe tallje të Presidentit Trump “Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar. Edi...