‘Përleshja me thika në Kamëz’/ PD: Dhuna dhe vrasjet në gjimnaze tregojnë dështimin e arsimit! Shkollat janë shndërruar në fole rreziku

‘Përleshja me thika në Kamëz’/ PD: Dhuna dhe vrasjet në gjimnaze tregojnë dështimin e arsimit! Shkollat janë shndërruar në fole rreziku

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, në një deklaratë për mediat, reagoi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ditën e djeshme (2 tetor 2025) ku dy 16-vjeçarë mbetën të plagosur me thikë, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të mungesës totale të sigurisë në shkolla dhe të dështimit të plotë të sistemit arsimor. Sula theksoi se jemi në fillim të vitit shkollor dhe brenda pak ditësh janë regjistruar disa ngjarje tragjike që kanë tronditur opinionin publik, përfshirë përleshje mes nxënësve, vetëvrasje dhe tentativa për vetëvrasje për shkak të bullizmit, çka tregon, sipas saj, krizën e thellë morale e institucionale në arsim. Ajo akuzoi qeverinë se ndonëse flet për reforma dhe modernizim, nuk është në gjendje...