Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Incident në pikën kufitare të Jarinjës, Kosova arreston një shtetas serb pas sulmit ndaj policisë
Një shtetas i Serbisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje policore, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë në pikën kufitare të Jarinjës, bëri të ditur Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor në orën 04:55 dhe një zyrtar policor ka marrë tretman mjekësor, sipas raportit 24-orësh të Policisë. Për këtë rast, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera. Pika kufitare e Jarinjës gjendet në Leposaviç, një nga katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe – që lidh Kosovën me Serbinë. Përveç Jarinjës, pikat tjera kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë janë ajo e Bërnjakut, Merdarës, Mutivodës, Dheut të Bardhë dhe Muçibabës. Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra dhe të dyja shtetet zyrtarisht...