A e priste FBI në aeroport?, Berisha: Rama i anuloi të gjitha përgatitjet për në SHBA

A e priste FBI në aeroport?, Berisha: Rama i anuloi të gjitha përgatitjet për në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me vizitën e anuluar të kryeministrit Edi Rama në takimin e OKB-së që u zhvillua në New York. Nëse e priste FBI në aeroport, apo nuk i dhanë vizë, Berisha u shpreh para gazetarëve në selinë blu, se ajo që dihet me saktësi është se Rama i anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për takime në SHBA. “Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë...