Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sulmet ndaj gjyqtarëve, Rama: Çfarë të bëj unë, të pres ILD-në që amniston Gjelin e Thethit?
edi rama ne konference TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga sulmet e tij ndaj sistemit të drejtësisë, që sipas tij kanë marrë vendime më kurriz të interesit publik. Rama tha se qeveria nuk mund të presë ILD që të shprehet dhe të amnistojë gjyqtarët që kanë dhënë vendime kundër interesit publik, siç ishte rasti i gjyqtares së Shkodrës që kishte dhënë leje për ndërtimin e bujtinave në Theth. “Të pres ILD, që aminston në tavolinë Gjelin e Thethit dhe gjënë më flagrante që shpall mosfillimin e çështjes pa i hyrë fare fakteve”, u shpreh Rama mes të tjerave. Edi Rama: Jam marrë dhe do të merrem prap me ta për çështje të interesit publik, jo me çështje të një individi. Është edhe çështje personale, sepse...