Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lirimi i hapësirave publike/ Rama flet për mos heqjen e karrigeve: Luftë e përditshme. T’i shkojmë deri në fund çmontimeve
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për lirimin e hapësirave publike në vend. Kreu i qeverisë u ndal te mos heqja e karrigeve duke thënë se është një luftë e përditshme dhe se tani rëndësi ka t’i shkohet deri në fund çmontimeve. Pyetje: Prej dy muajsh kemi parë dhe raportuar për aksionin për lirimin e hapësirave publike, heqjen e tendave, ndërkohë që karriget vijojnë të jene prezentë? Kur do publikohet kjo rregullore? Rama: E dëgjoj shpesh këtë të karrigeve është një luftë e përditshme, disiplinimi i karrigeve do të bëhet me rregullore. Kemi punuar me një grup të madhe pune, do të hyhet edhe në këtë pikë. Kini parasysh që edhe për karriget, çështje interpretimi...