“Më vjen keq për djalin tënd”, debate mes Plarent Dervishajt dhe Genci Malokut: Hajde ta them përballë pse donin të vrisnin

“Më vjen keq për djalin tënd”, debate mes Plarent Dervishajt dhe Genci Malokut: Hajde ta them përballë pse donin të vrisnin

Genci dhe Andi Maloku, dhe Plarent Dervishaj TIRANË- Është duke u shoqëruar me debate të forta, seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, në Gjykatën e Posaçme, ku është thirrur për të dëshmuar babai i Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i vrarë në atentat në vitin 2019. Genci Maloku ka pasur në përplasje të ashpër me Plarent Dervishajn, i cili akuzohet nga SPAK dhe si porositësi i atentatit. Maloku është shprehur në seancë, se emrin e Plarent Dervishajt si porositës të atentatit ia ka dhënë Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Pjesë nga dëshmia në seancë: Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte? Genc Maloku:  Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e...