Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Minierat e Bulqizës si varre të hapura, 27-vjeçari humb krahun pas incidentit në Krastë
Një tjetër aksident i rëndë ka tronditur Bulqizën. Një 27-vjeçar ka humbur një pjesë të krahut gjatë punës në fabrikën e pasurimit të minierës së Krastës. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, por gjendja e rënduar kërkoi transferimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Për fat, i riu është gjallë, por jeta e tij nuk do të jetë më e njëjta. Por kjo ngjarje nuk është rast i izoluar. Minierat e Bulqizës prej dekadash janë kthyer në varre të heshtura që gllabërojnë jetët e minatorëve njëri pas tjetrit. Shifra të frikshme: dhjetëra të rinj e baballarë fëmijësh kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë kanë mbetur të gjymtuar. Gjithçka përsëritet si një skenar makabër punëtorë të zakonshëm që rrezikojnë jetën...