Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjenden mbetje të një kafke njeriu në fshatin Tërbaç të Vlorës
Mbetje kockore, të dyshuara të një kafke njerëzore, janë konstatuar nga një bari i zonës në fshatin Tërbaç të Vlorës. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Ndërkohë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.