“Betejë me Serbinë për 90 minuta”, Trajneri Silvinjo komenton listën: Kam besim te këta lojtarë

“Betejë me Serbinë për 90 minuta”, Trajneri Silvinjo komenton listën: Kam besim te këta lojtarë

Trajneri i kombëtares Shqiptare Sylvinho ka dalë sot në konferencën për shtyp pasi ka prezantuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor të cilat do të transmetohen në DigitAlb, atë më kryesoren dhe më të rëndësishmen që është përballja me Serbinë në Leskovac më 11 tetor dhe me Jordaninë, miqësorja që luhet në stadiumin kombëtarë të Tiranës më 14 tetor.  Lista dhe emrat e të grumbulluarve mbetet në shumicën e saj e njëjta, emri i ri i vetëm është mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, ish-lojtari i Tiranës, Klisman Cake. Sigurisht një alternativë mes mbrojtësve si Gjimshiti, Ajeti, Mihaj, Mitaj, Balliu, Hysaj, Aliji dhe i dëmtuari Ardian Ismajli që gjithsesi është thërritur për konfirmim të gjendjes nga stafi mjekësorë I ekipit kombëtarë.  Mesfusha është me të njëjtit lojtarë, Ramadani, Shehu, Asllani, Berisha, Laci, Pajaziti, Bajrami, Hoxha dhe Asani  Të njëjtën gjë...