Rama: Largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal për inspektorët që ‘mbyllin sytë’ përballë shkeljeve

Rama: Largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal për inspektorët që ‘mbyllin sytë’ përballë shkeljeve

Kryeministri Edi Rama njoftoi se inspektorët e territorit që shkelin detyrën do të përballen me largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal.  “Më tutje është largimi i menjëhershëm nga detyra dhe kallëzimi penal për të gjithë inspektorët kur konstatohet mosvënie në dukje e shkeljeve. Psh, nga kontrollet e bëra jo një e dy, por më shumë, si rezultat i denoncimeve të bëra nga qytetarët te portali “Hapësira ime Publike, ka rezultuar se ndërkohe që në territor leja është shkelur rëndë, në bashki aktet e konstatimit të inspektorëve bashkiakë figurojnë çdo gjë në rregull. Dhe për këtë fenomen, në çdo rast që provohet mosveprim apo aq më keq akoma më pas edhe mbyllje e syve, masa është largim i menjëhershëm nga detyra dhe ndjekje penale dhe ndalim për...