Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
UNESCO krijon Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura, i pari i këtij lloji në botë
UNESCO ka prezantuar Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura, i pari muze i këtij lloji në mbarë botën. Kjo nismë përdor teknologjinë më të avancuar të realitetit virtual për të paraqitur mbi 240 objekte kulturore të grabitura, në formate 2D dhe 3D, së bashku me dëshmi nga komunitetet prej të cilave janë vjedhur këto objekte. Për ngritjen e këtij muzeu është përdorur baza e të dhënave të UNESCO-s. Muzeu virtual është projektuar nga arkitekti Burkinabé Francis Kéré dhe financuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Muzeu synon të edukojë publikun mbi përmasat dhe ndikimin e trafikut të paligjshëm, të nxisë shtetet të forcojnë politikat e mbrojtjes dhe inventarizimit, të promovojë kërkimin e prejardhjes në tregun e artit, si edhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për kthimin...