Rama: Nuk do i lejojmë njerëzit të futen në apartament pa marrë hipotekën

Rama: Nuk do i lejojmë njerëzit të futen në apartament pa marrë hipotekën

Kryeministri Edi Rama, duke prezantuar masat e masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, tha se për të gjitha ndërtimet e reja, uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Rama theksoi se nuk do të lejohet të futen njerëzit në apartament pa u pajisur me hipotekë. “Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit, duke ndarë qartë çdo fazë në periudhën e zbatimit të punimeve me kontroll në kohë të projekteve të miratuara. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot, më tutje është forcimi i mekanizmit të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së detyrimit,...