Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rama: Çdo ndërtues që shkel lejen e ndërtimit do të futet në listën e zezë
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një sërë ndryshimesh që do të bëhen në ligjin për ndërtimet, që sipas tij do t’i japin fund paligjshmërive dhe zaptimit të territorit. Rama tha se çdo subjekt që shkel lejen e ndërtimit, do të futet në një listë të zezë, dhe do ti ndalohet dhënia e lejeve për projekte të tjera. Sipas kryeministrit, kjo listë nuk do të përfshijë vetëm kompanitë, por edhe individët, administratoret, ortakët dhe pronarët përfitues që kanë shkelur ligjin. “Do të krijojmë listën e zezë dhe ndalimin për të pajisur me leje ndërtimi shkelësit e lejeve të ndërtimit, jo vetëm kompanitë, por të gjithë personat që përfshihen në proces — zhvilluesit, shoqëritë, individët, administratorët, ortakët dhe pronarët përfitues, të cilët do...