Gjirokastër, zbulohen mallra kontrabandë në një magazinë

Gjirokastër, zbulohen mallra kontrabandë në një magazinë

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 40 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, u gjetën produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se kishte një punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.