“Kamera në çdo kantier ndërtimi”, Rama: Kush ndërton më shumë, do të mbjellë më shumë pemë

“Kamera në çdo kantier ndërtimi”, Rama: Kush ndërton më shumë, do të mbjellë më shumë pemë

edi rama TIRANË- Në një konferencë ku po njofton reformën e re për sektorin e ndërtimit, kryeministri Edi Rama njoftoi njësërë risish që do të pësojë ligji. Rama tha se në çdo kantier ndërtimi do të vendosen kamera dhe procesi do të ndiqet në kohë reale, me qëllim dhënien fund të shkeljeve të lejeve. “Sot që flasim, nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit kërkohet vendosja e kamerave në të gjithë kantieret e ndërtimit dhe ndiqet procesi në kohë reale”, u shpreh Rama. Po ashtu kryeministri tha se ndërtuesit do të jenë të detyruar me ligj që të mbjellin pemë, në varësi të sipërfaqes së zhvillimit të pronës. “Një tjetër masë është krijimi i fondit të gjelbër, i cili përcakton që subjektet ndërtuese duhet të...