Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Babain invalid dhe motrën të sëmurë, kush është 29-vjeçari nga Kukësi që u gjet i varur në mes të Brukselit. Arsyet dhe detajet..
Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, më 28 shtator, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel. Trupi i të riu shqiptar qëndroi për disa orë i varur, ku ishin kalimtarët ata të cilët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive, teksa më pas njoftuan autoritetet. Kanë qenë këta të fundit ata të cilët konfirmuan se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur me kabllo pas një tabele. Autoritetet belge janë duke hetuar disa pista, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar dhe të vetëvrasjes. Por, sipas grupit hetimor, mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një ekzekutim i cili mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së...