Serbia me “armatën” e Serie A ndaj Shqipërisë, grumbullohet për herë të parë Stankovic

Serbia me “armatën” e Serie A ndaj Shqipërisë, grumbullohet për herë të parë Stankovic

Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e lojtarëve për t’u grumbulluar në funksion të dy lualifikueseve të radhës: më 11 tetor ndaj Shqipërisë dhe 14 tetor ndaj Andorrës. Në listë figurojnë disa emra nga Serie A si Vanja Milinkovic-Savic (Napoli), Strahinja Pavlovic (Milan), Lazar Samardzic (Atalanta), si edhe Filip Kostic e Dusan Vlahovic (Juventus). Risia është thirrja e parë e Aleksandar Stankovic, i cili këtë verë u largua nga Interi për te Club Brugge. Mungon Ivan Ilic (Torino). Të dyja sfidat janë për kualifikueset e Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Serbia ndodhet aktualisht në vendin e tretë të Grupit K me 7 pikë, pas Anglisë (15 pikë) dhe Shqipërisë (8 pikë), por me një ndeshje më...