Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”/ Rama paralajmëron zaptuesit, prokurorët e gjykatësit: S’do ketë më gardhe mes pallateve
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme në sëshpejti do të hyjë në fuqi rregulli për regjistrimin e hapësirës publike. Komentet Rama i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se në hapësirat mes pallateve nuk mund të ketë më gardhe dhe ndërtime pa leje. Rama paralajmëroi gjithashtu prokurorët dhe gjykatësit që të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre çështjeve, që të mos lejojnë zaptuesit që të shfrytëzojnë hapësirat publike. Më tej kryeministri shtoi se deri më sot, shumë prokurorë dhe gjykatës kanë tejkaluar kompetencat e tyre, duke shkuar deri aty sa u kanë dhënë edhe të drejtë zaptuesve. “Kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, ku janë rregullimi, inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike. Deri më sot nuk ka qenë...