Kisha anglikane emëron për herë të parë Kryepeshkope grua, njihuni me Sarah Mullalyn

Kisha anglikane emëron për herë të parë Kryepeshkope grua, njihuni me Sarah Mullalyn

Sarah Mullally u emërua të premten si Kryepeshkopja e re e Canterbury-t, duke u bërë udhëheqësja shpirtërore e 85 milionë anglikanëve në mbarë botën dhe gruaja e parë që mban këtë rol. Mullally, 63 vjeç, u bë Peshkope e Londrës në vitin 2018, peshkopi i tretë më i lartë i Kishës së Anglisë pas kryepeshkopëve të Canterbury-t dhe Jorkut. Përpara shugurimit të saj, Mullally punoi si infermiere në spitale në Londër, duke vazhduar të shërbejë si Kryeinfermiere për Anglinë dhe drejtoreshë e përvojës së pacientëve në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Ngritja e Mullally-t në kryepeshkope u bë e mundur vetëm falë reformave nën Justin Welby-n, ish-udhëheqësi që dha dorëheqjen vitin e kaluar për shkak të një skandali të abuzimit me fëmijë, ai lejoi gratë të shuguroheshin...