Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua

Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua

Edi Ramës i pëlqen të bëjë shpesh “shakaxhiun” në samitet ndërkombetare. Kjo si një mënyrë për të tërhequr vemendje. Por, ndonjëherë, “shakaja” ka edhe pasoja. Këtë “mësim” duket se e ka marrë këtë të enjtë kreu i qeverisë shqiptare pas asaj që ndodhi në samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kompenhagën të Danimarkës. Përpara uljes në tryezë, Rama u filmua duke u tallur me Presidentin amerikan Donald Trump pas “gafave” të tij të vazhdueshme se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duke e ngatërruar vendin tonë me Armeninë. “Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” – i tha Rama, presidentit të Francës, Emannuel Macron, duke e bërë Presidentin azer Ilham Aliyevin...