Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
2 makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin rrugor Lushnjë-Berat, 3 të plagosur rëndë (VIDEO)
Aksident i rëndë në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kashtë Bardhë. Dy mjete në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas me barrierat e hekurta anësore. Në automjetin top ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh ndërsa në mjetin tip ‘Skoda’ udhëtonte një person drejtues mjeti. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të tre personat e përfshirë në aksident janë transportuar në spital në gjendje të rëndë. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për dokumentimin e dinamikës së këtij aksidenti. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar në parakalim. Zjarrfikësit gjithashtu në vendngjarje për të ndihmuar situatën.