Rekrutonin vajza nga Amerika Latine dhe Azia për ushtrim prostitucioni në Shqipëri/ Goditet grupi kriminal, 19 masa sigurie

Rekrutonin vajza nga Amerika Latine dhe Azia për ushtrim prostitucioni në Shqipëri/ Goditet grupi kriminal, 19 masa sigurie

Hetimet proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çuan në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin të qenieve njerëzore nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion nëpërmjet platformave online ‘eskort’.  Operacioni, i cili u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.846, 2025, u  realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë Kroate, EUROPOL dhe EUROJUST u lëshuan 19 masa sigurie, 9 të cilat u ekzekutuara në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme.  Hetimet zbuluan se shtetasi L. B., 25 vjeç (i arrestuar në Kolumbi gjatë ditës së operacionit),...