Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
48 punonjëse seksi nga Amerika Latine dhe Azia/ 7 të arrestuar në Shqipëri, koka e grupit në Kolumbi(VIDEO)
Bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, më qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Finalizohet pas 8 muajsh hetime, operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST. Goditet një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri. Ekzekutohen në Shqipëri, masa sigurie (7 prej tyre “Arrest në burg”), për 9 pjesëtarë të grupit kriminal. Arrestohet në Kolumbi, organizatori i grupit, shtetas kolumbian. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit. Konkretisht u vunë në pranga...