Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të paguar në dyqan, në aplikacion dhe online. Për të paguar në dyqan, klientët thjesht klikojnë dy herë butonin anësor, autentikohen dhe mbajnë iPhone-in ose Apple Watch pranë terminalit të pagesës për të bërë një pagesë pa kontakt. Çdo blerje me Apple Pay është e sigurt sepse autentikohet me një nga alternativat e sigurisë si Face ID, Touch ID, Optic ID ose kodin e pajisjes, si dhe me një kod sigurie unik dhe dinamik për çdo përdorim. Apple Pay pranohet në dyqane ushqimore, farmaci, restorante, kafene, dyqane blerjeje dhe shumë vende të tjera që pranojnë pagesa pa kontakt. Partneriteti strategjik mes Apple Pay dhe Credins Bank është tashmë një marrëveshje historike, që sjell për klientët një eksperiencë inovative në shërbimet digjitale të pagesave. Klientët e Credins bank, mbajtës të kartave Mastercard, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë pagesa dhe transaksione në mënyrën më moderne, të sigurt dhe...