Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Nëna akuzon për racizëm mësuesen në Florida, i thotë djalit “dukesh si majmun” në vend që t’i urojë ditëlindjen
Një nënë afro-amerikane ka akuzuar për racizëm një mësuese të bardhë në shkollën fillore Floral Avenue Elementary School në Florida, pasi kjo i këndoi djalit të saj 6-vjeçar një version “humoristik” të këngës së ditëlindjes, ku e quante “majmun”. Në një video të bërë publike, shihet mësuesja duke i mësuar fëmijëve të vegjël tekstin klasik të këngës “Happy Birthday”. Më pas, ajo i drejtohet djalit duke i thënë nëse dëshiron të dëgjojë versionin “gazmor” të këngës. Kur ai u tregua i entuziazmuar, mësuesja filloi të këndojë: “Gëzuar ditëlindjen. Jeton në kopshtin zoologjik. Dukesh si majmun dhe ke erë si majmun”, ndërsa nxiti klasën ta duartrokasë. Nëna e djalit, Desiree Prather, u shpreh e tronditur nga ngjarja: “Nuk mund ta besoja. Nuk ka asgjë gazmore në...