Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘Rusia mund të godasë Londrën, Romën, Amsterdamin!’/ Sekretari i NATO-s jep alarmin: Jemi në rrezik, raketat e Putin 5 herë…
                            Evropa është në rrezik dhe Moska mund të godasë në çdo moment qytetet e mëdha. Paralajmërimi është dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke theksuar se shënjestrat e Kremlinit mund të jenë Roma, Londra apo dhe Amsterdami. Paralajmërimi i Rutte u dha për televizionin italian “Tg1”, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane. “Jemi të gjithë në rrezik! Raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte. Kreu i NATO-s nënvizoi kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse. Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të...