Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fermerët drejt falimentimit/ Dëbora dhe ngricat shkatërrojnë vreshtat dhe pemëtarinë në fshatrat e Përrenjasit
Reshjet intensive të dëborës të shoqëruara me temperatura të ulëta deri në -4 gradë Celsius gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në bujqësi në zonën e Përrenjasit, konkretisht në Njësitë Administrative Qukës,Rrajcë e Stravaj .Ngricat e forta kanë goditur rëndë vreshtarinë dhe pemtarinë, sidomos kulturat e qershisë duke i shkatërruar ato në mënyrë të pakthyeshme. Sabri Kuriqi, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në fshatin Karkavec të Njësisë Administrative Qukës shprehet i dëshpëruar për situatën. Ai tregon se gjithë investimi i tij shumëvjeçar në vreshtari është shkatërruar plotësisht nga moti ekstrem dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë interesim apo mbështetje nga institucionet shtetërore. “Këtë pranverë nuk kam parë kurrë një mot kaq të keq. Vreshtat janë “djegur” nga ngricat. Gjithë...