Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtrëngohet më shumë litari në qafën e Maznikut, GJKKO urdhër SPAK-ut për një tjetër hetim, ja dosjet që mund të…
Drejtësia po “ngushton lakun” për ish-ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. Fillimisht, hetimet ndaj Maznikut janë përqendruar në dyshimet për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve në Bashkinë e Tiranës. Për këto çështje ai u mor në pyetje nga oficerët e BKH, në kohën kur denoncimet e opozitës u përqëndruan në aferat e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Por tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar më tej, duke u paraqitur me një mandat kontrolli në banesën e tij, me synim sekuestrimin e provave të mundshme. Dje Mazniku dëshmoi sërish në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga SPAK në procesin gjyqësor për aferën korruptive të quajtur 5D, lidhur me kompetencat...