Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Nipi i Halim Kosovës: ç’këshillë morri nga daja mbi kandidimin në Tiranë nën siglën e PD-së?
Një palë zgjedhje të pjesshme lokale të dekretuara nga presidenti Begaj për në datën 9 nëntor, ku do votohet për disa bashki të mbetura pa kryetarë, mes tyre Tirana pas rënies së Veliajt në burg, po shpërfaqin krizën e rëndë në PD. Forca kryesore opozitare, në emër të një paligjshmërie të pretenduar në shkarkimin e Veliajt, njëherësh po druhet të hyjë në zgjedhje. Pos kësaj, nuk arrin të artikulojë emra të mundshëm kandidatësh në radhët e saj për t’u përballur me të përzgjedhurën e Ramës nga PS-ja, Ogerta Manastirlliu, një figurë pa ndonjë shkëlqim politik. Së fundi, u përfolën emra nga shoqëria civile, mes tyre Florian Haçkaj, një personazh i disporës, ndër emrat e spikatur që bënë të mundur votën e diasporës. Ai është nipi...