Gjermania feston 35 vjetorin e ribashkimit, një histori bashkimi mes sfidave

Gjermania feston 35 vjetorin e ribashkimit, një histori bashkimi mes sfidave

Bota E Premte, 3 Tetor 2025 09:46 Sot, më 3 tetor 2025, Gjermania kremton një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së saj moderne – 35-vjetorin e ribashkimit pas dekadash ndarje dhe izolimi. Pas rënies simbolike të Murit të Berlinit më 1989, vendi u bashkua për t’i dhënë fund ndarjes së gjatë midis Lindjes dhe Perëndimit, duke hapur një kapitull të ri shprese dhe sfidash. Një sondazh i fundit nga ZDF nxjerr në pah se 9 në 10 gjermanë nga të dyja anët e vendit e konsiderojnë ribashkimin si një vendim të duhur historik. Por, megjithatë, më shumë se gjysma e të anketuarve në ish-Gjermaninë Lindore dhe pothuajse gjysma në Perëndim besojnë se sfidat e bashkimit janë ende të pranishme dhe kërkojnë vëmendje të...