Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë kryqëzimit të fshatit Kashtëbardhë. Sipas gazetarit të SYRI TV, dy automjete, një tip ‘Audi’ dhe një ‘Skoda’, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur barrierat anësore të rrugës. Sipas burimeve paraprake, në automjetin tip ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh, ndërsa në ‘Skoda’-n, ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë tre personat në gjendje të rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe sigurimin e zonës. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një...