“Jam përgjuar nga maqedonasit”, Ali Ahmeti: Si dola kundër Gjykatës Speciale (VIDEO)

“Jam përgjuar nga maqedonasit”, Ali Ahmeti: Si dola kundër Gjykatës Speciale (VIDEO)

Në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, deklaroi se ka qenë subjekt përgjimesh nga shërbimet e sigurisë maqedonase. Ai u shpreh se këto përgjime dëshmojnë përkushtimin e tij për të votuar Gjykatën Speciale me qëllimin e vetëm për të nxjerrë në dritë të vërtetën mbi luftën në Kosovë.  “Unë jam i përgjuar nga Maqedonia dhe në ato përgjime shihet qartë se si flas me deputetë për ta votuar Gjykatën Speciale, jo që ajo të devijojë apo të krijojë dëshmitarë të rremë, por që e vërteta të dalë në pah, e vërteta që është fshehur në librin e verdhë,” – u shpreh Ahmeti.  Ai theksoi se nuk pranon që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të gjykohet për ngjarje që, sipas tij, janë të inskenuara...