SPAK i komunikon akuzën e korrupsionit zgjedhor kryebashkiakut në Vaun e Dejës/ Dyshohet se bleu vota për PSD

SPAK i komunikon akuzën e korrupsionit zgjedhor kryebashkiakut në Vaun e Dejës/ Dyshohet se bleu vota për PSD

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor. Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në SPAK.  Pas dyshimeve se ka blerë vota në favor të PSD-së së Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Shkrelit iu sekuestrua celulari në maj me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.  Bashkë me Shkrelin të dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë. Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama, i cili një javë para votimeve iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos...