Dëbora ‘paralizon’ malet e Elbasanit/ 8 cm trashësi, rruga Librazhd-Sebisht vetëm me zinxhirë, fshatra pa energji

Dëbora ‘paralizon’ malet e Elbasanit/ 8 cm trashësi, rruga Librazhd-Sebisht vetëm me zinxhirë, fshatra pa energji

Reshje dëbore janë regjistruar që prej orëve të mesditës së djeshme në zonat malore të qarkut Elbasan, pas rënies së ndjeshme të temperaturave. Sipas Zyrës së Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan, situata paraqitet nën kontroll, megjithatë reshjet kanë sjellë vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Gazetari Fatmir Popja raporton se trashësia e dëborës në aksin rrugor Librazhd – Fushë-Studen – Sebisht ka arritur deri në 8 cm dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment malor, ndërsa njësitë e mirëmbajtjes janë në terren për të siguruar kalueshmërinë e rrugës. Ndërkohë, në pjesën tjetër të qarkut, rrugët rurale dhe nacionale janë të hapura dhe të kalueshme, pa probleme të theksuara. Probleme janë...