Sherri me thika në gjimnazin e Kamzës/ Zbardhet ngjarja, arrestohen dy të mitur

Sherri me thika në gjimnazin e Kamzës/ Zbardhet ngjarja, arrestohen dy të mitur

Zbardhen rrethanat e konfliktit që ndodhi dje në Kamzë, mes adoleshentëve. Policia bën me dije se janë arrestuar dy të miturit që goditën me thikë dhe me grushte tre të mitur të tjerë. Shkak i konfliktit ka qenë për motive të dobëta. “Pse më sheh”, dyshohet të ketë qenë arsyeja e sherrit. Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I lënduari i 3-të, është larguar në banesë, pasi është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Tiranë/Zbardhen rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve. Arrestohen 2 të miturit që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë. Në vijim...