Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Shakaja që Rama ndoshta s’do donte ta bënte…
Edhe pse humori i djeshëm i kryeministrit Rama me një gafë të Trump-it ishte tipikisht i realizuar prej tij për t’u bërë edhe lajm ndërkombëtar, prirje e provuar e vanitetit të tij politik, në fund ai i është trembur paksa asaj që ka thënë, duke i dedikuar një reagim që përfundon me pohimin se ai është admirues i presidentit amerikan. Pse admirues, për ç’aftësi apo virtyte? Këtë nuk e thotë. “Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media e sotme dhe si e ashtuquajtura ‘viralitet’ mund ta shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritmas shndërrohet në një kryefjalë botërore të një samiti të tërë midis dhjetëra kombeve, ndërsa gjithçka tjetër, substanca e vërtetë, bëhet e...