Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Goditi për vdekje me thikë 40-vjeçarin në Babrru, arrestohet autori
Është arrestuar në Durrës, autori i vrasjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Babrrusë. Autori i krimit ende nuk është identifikuar, teksa policia zbulon se ngjarja ka ndodhur për motive banale. 40 vjeçari Hajdar Ismailgeci u gjet pajetë mbrëmjen e kaluar në mes të rrugës, teksa në trupin e tij u gjet një shenjë sulmi me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10.Të dy, autori dhe viktima, kanë qenë duke pirë së bashku. Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale. Autori e ka qëlluar me thikë dhe ka ikur. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur. Në momentin që është kapur, ai ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit...