Plagosja e dy të miturve në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

Plagosja e dy të miturve në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka identifikuar të gjithë të miturit e përfshirë në sherrin e ndodhur një ditë më parë jashtë shkollës “Ibrahim Rrugova” në Kamëz, ku dy adoleshentë mbetën të plagosur me thikë.  Burime bëjnë me dije se është arrestuar autori kryesor i plagosjes, ndërsa një tjetër i mitur që ka qenë bashkë me të pritet të arrestohet ose të ndiqet në gjendje të lirë. Në konflikt u përfshinë të paktën pesë të mitur.  Ngjarja ndodhi të enjten pas mesdite, kur jashtë gjimnazit shpërtheu një sherr mes nxënësish, i cili përfundoi me përdorimin e thikës. Dy të rinj mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital.