Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru, arrestohet autori! Ishte i dehur, u konfliktuan pasi po pinin së bashku në një lokal
Policia zbardh vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Është arrestuar autori, i cili rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Të dy, autori dhe viktima, kanë qenë duke pirë së bashku. Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, kontlikt i momentit. E ka qëlluar me thikë dhe ka ikur. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur. Në momentin që është kapur ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. Edhe më herët, në ditë më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.