Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Veliaj kërkon pezullimin e dekretit të Begajt, PS “ndez” motorët për zgjedhjet në Tiranë! Rama mbledh pasdite strukturat politike
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, në orën 16:30, strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Kryeministri duket i pashqetësuar nga lëvizjet që ka ndërmarrë Erion Veliaj, i cili bëri ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të 25 shtatorit për shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës dhe më pas dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet. Një ditë më parë, avokatët e Veliajt iu drejtuan sërish Kushtetueses duke kërkuar pezullimin e dekretit të Begajt. Kreu i shtetit i dekretoi zgjedhjet edhe për kryeqytetitin pavarësisht ankimimit të Veliajt me argumentin se ankesën duket ta kishte bërë në Gjykatën Administrative, e jo në Kushtetuese. Këshilli i Ministrave shkarkoi më 25 shtator nga detyra me kërkesë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Erion Veliajn. 4 ditë më vonë kryebashkiaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë. Veliaj pretendon për një proces të parregullt ligjor, pasi jo vetëm nuk është dëgjuar, por sipas tij nuk është marrë në konsideratë neni 115 i Kushtetutës, i cili parashikon se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet për shkak të shkeljeve të rënda. Veliaj thotë se jo vetëm që nuk ka shkelje të provuara, por...