Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“U vra nga shoku”, zbardhet krimi në Babrru: Viktima dhe autori po konsumonin alkool para krimit
Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili u godit me thikë mbrëmjen e djeshme në Babrru. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në një lidhje direkte në emisionin “Live në mëngjes”, nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut bën me dije se autor i dyshuar i ngjarjes është shoku i viktimës, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije. Ai është kapur nga policia dhe në momentin e shoqërimit ka qenë në gjendje të dehur. Esido Barkaj: Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e mbrëmshme. Viktima dhe autori kanë qenë duke konsumuar alkool në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Në gjendje të dehur janë larguar. Më pas në vendin ku ka ndodhur krimi, ka pasur një...