Kriza me ujin në Teheran, presidenti i Iranit: Duhet të zhvendosim kryeqytetin

Kriza me ujin në Teheran, presidenti i Iranit: Duhet të zhvendosim kryeqytetin

Presidenti i Iranit ka pohuar se Irani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të zhvendosë kryeqytetin e tij nga Teherani në jug të vendit për shkak të zgjerimit të tepërt të qytetit, mungesës së furnizimit të mjaftueshëm me ujë dhe kërcënimit në rritje të fundosjes së tokës. Pezeshkian tha të enjten se këtë propozim ia kishte paraqitur udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, që vitin e kaluar. Ai pranoi se ideja ishte kritikuar nga shumëkush, por theksoi se krizat e akumuluara të burimeve natyrore janë tashmë aq serioze, sa zhvendosja e kryeqytetit është bërë e domosdoshme. Komentet u bënë gjatë një vizite në provincën jugore Hormozgan, që ndodhet në brigjet e Gjirit Persik, përballë Dubait. “Ky rajon ndodhet në brigjet e Gjirit Persik dhe ofron qasje të...