Rihapet Aeroporti i Munihut pas detektimit të dronëve

Rihapet Aeroporti i Munihut pas detektimit të dronëve

Në Aeroportin e Munihut në Gjermani kanë rinisur fluturimet më 3 tetor, pasi u detektuan disa dronë që detyruan autoritetet të mbyllnin aeroportin gjatë natës. Ky është rasti i fundit në një seri mbylljesh të aeroporteve së voni në mbarë Evropën për shkak të fluturimeve të dronëve të paidentifikuar. Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni së voni kanë pezulluar fluturime për shkak të dronëve të paidentifikuar, ndërkaq Rumania dhe Estonia kanë fajësuar Rusinë për këto incidente. Moska ka hedhur poshtë akuzat. Më shumë se 30 fluturime u anuluan në Munih për shkak të dronëve që u panë mbrëmjen e së enjtes, duke lënë të bllokuar pothuajse 3 mijë pasagjerë. Fluturimet rinisën mëngjesin e së premtes dhe sipas të dhënave të ueb-faqeve që gjurmojnë fluturimet, fluturimi...