Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Destabilizimi në Francë dhe Gjermani dhe përgatitje të ‘trazirave masive’ para zgjedhjeve në Moldavi! Gjurmët e spiunëve rusë në Serbi
Përpjekje për të destabilizuar Francën dhe Gjermaninë, si dhe përgatitje të “trazirave masive” para zgjedhjeve në Moldavi. Këto janë akuzat më të fundit, ku si autorë përmenden shtetas të Serbisë, ndërsa dyshohet se pas tyre qëndrojnë shërbimet ruse. “Kjo tregon se akuzat që erdhën nga vendet perëndimore, se Serbia është një trampolinë për të ashtuquajturin ndikim malinj të Rusisë, duket se janë të sakta”, thotë Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë, për Radion Evropa e Lirë. Në një raport të vitit 2023, Parlamenti Evropian vlerësoi se Rusia përdor ndikimin e saj në Serbi për të destabilizuar dhe ndërhyrë në punët e shteteve fqinje sovrane. Më herët, në vitin 2019, Departamenti amerikan i Shtetit e përshkroi Serbinë, që është vend kandidat...