Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rreth 20 mijë shqiptarë në vit morën leje pune në BE, në tre vjet ikën 13% e të punësuarve në vend
Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit, ikja tashmë është në një formë tjetër, më zyrtare. Personat që vendosin të largohen po e bëjnë këtë përmes kontratave të rregullta të punës, siç referohet nga shifrat e Eurostat për lejet e qëndrimit dhënë për herë të parë dhe arsyet e tyre. Numri i individëve shqiptarë, që largohen për arsye punësimi, ka ardhur në rritje të ndjeshme vitet e fundit. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë. Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë...