Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal, Federata Serbe e shpall ndeshjen me Shqipërinë “me rrezik të lartë”
Adriatik BALLA Kur po afron data e duelit të 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, skuadrat përfaqësuese të të dy vendeve po përgatiten për këtë ndeshje por pala serbe dukshëm është në kushte trysnie, ku dyshohet edhe për kërcënime të mundshme. Kështu, Federata e Futbollit të Serbisë (FS) ka njoftuar se, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MUP), ka shpallur ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë “me rrezik të lartë për sigurinë”. Më 11 tetor, Serbia do ta presë kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në stadiumin “Duboçica” në Leskovc. “Me qëllim që të sigurohet një nivel maksimal sigurie për të gjithë pjesëmarrësit dhe shikuesit, FIFA ka vendosur të dërgojë dy zyrtarë...