Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Liderët Evropianë Bashkohen në Luftën Kundër Drogës: Lind Koalicioni Evropian Kundër Drogës
Nga Alba Kepi Në kuadër të Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Evropian, liderët e vendeve evropiane riafirmuan angazhimin e tyre të përhershëm për të luftuar trafikun dhe kërcënimet e lidhura me drogën në Evropë. Ata e konsiderojnë trafikun e drogës si një nga kërcënimet më serioze për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Liderët nxitën ndërgjegjësimin mbi rreziqet dhe dëmet e drogës, përfshirë drogat sintetike, dhe theksuan nevojën për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për të mbrojtur shoqëritë evropiane. Deklarata e samitit theksoi rëndësinë e një qasjeje të balancuar dhe të bazuar në prova, që përfshin parandalimin, uljen e kërkesës dhe veprime të forta kundër rrjeteve kriminale. Liderët ranë dakord se për të përballuar këtë kërcënim duhet të forcohen strategjitë kundër trafikut të paligjshëm...